Vllaznia “grabit” te Ballkani

Futboll

Vllaznia “grabit” te Ballkani

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 10:59
Alfred Mensah

Vllaznia ka si objektiv pëerforcime në çdo repart.

Për sulmin shkodranët dëshirojnë dhe po tentojnë ish-futbollistin e Partizanit.

Alfred Mensah po flitet për një kalim te Vllaznia.

Klubi shkodran e shikon të duhurin për repartin e avancuar, për t’i ardhur në ndihmë edhe Bekim Balajt. Sulmuesi ganez është pjesë e Baallkanit në Kosovë, teksa në këtë sezon ka mundur të luajë vetëm në 6 takime, ku ka dhuruar vetëm 1 asist.

Minutat e pakta në dispozicion të tij bëjnë që sulmuesi të shikojë rikthimin në Superiore si një mundësi reale dhe te Vllaznia mund të luajë më shumë në pjesën e dytë të sezonit.

Mensah e njeh shumë mirë Superioren, pasi përveç Partizanit në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat