Marotta: Ja çfarë do të bëjmë verën e ardhshme

Futboll

Marotta: Ja çfarë do të bëjmë verën e ardhshme

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 13:29
Beppe Marotta

Presidenti i Inter-it, Beppe Marotta, ka folur në lidhje me ecurinë e Inter-it në një intervistë të dhënë për Sky Sport:

“Inter është kthyer të jetë një nga protagonistet më serioze në Europë. Kemi bërë një punë të mirë në përzierjen e lojtarëve të rinj me ata më pak të rinj.

“Inzaghi? Një profesionist i madh dhe një person i zgjuar. Simone ka ardhur pa shumë zhurmë tek Inter-i, pa bërë deklarata të bujshme. Më pas është rritur duke fituar besim në aftësitë e tij. Është një lider shumë i mirë”.

Në lidhje me planet për të ardhmen:

“Në sezonin e ardhshëm do të jemi akoma më konkurrues nëpërmjet lojtarëve më të ri në moshë, por që do të jenë cilësorë dhe profesionistë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat