Më 27 dhjetor vendoset fati i Dani Olmos

Futboll

Më 27 dhjetor vendoset fati i Dani Olmos

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Në Barcelonë nuk ka asnjë shenjë për lehtësimin e problemeve të njohura financiare që kanë kufizuar shumë opsionet e transferimit të klubit në vitet e fundit. Në orët e fundit ka bërë bujë situata e një prej emrave të mëdhenj të skuadrës, Dani Olmo. 

Lojtari, i federuar deri më 31 dhjetor, mund të largohet falas nga skuadra “blaugrana” në merkaton e janarit, nëse klubi nuk arrin ta përfshijë atë në skuadër. Lista do të dorëzohet në La Liga deri më 31 dhjetor.

Lajmet për Olmo priten më datën 27 dhjetor, moment në të cilin Barcelona do të ketë një diferencë më të qartë për manovrim. Atëherë klubi do të jetë në gjendje të kuptojë nëse do të jetë në gjendje të bëjë edhe merkaton e transferimeve në janar.

Në rast se do të jepet drita jeshile, me La Liga që ende i kërkon klubit rreth 60 milionë euro, drejtuesit do të eksploronin edhe tregun për të kërkuar një mesfushor për t’i shtuar skuadrës së Flick.

Favorit do të ishte N’Golo Kante, francezi që aktualisht në Al Ittihad në Arabinë Saudite, por ëndrra është Leon Goretzka i Bayern Munich. Emra të pëlqyer por që sot nuk mund të diskutohen pa ardhur miratimi më 27 dhjetor. 

Atë ditë Barcelona do të kuptojë nëse dhe çfarë mundësish ekonomike do të ketë për të bërë një transferim dhe për të shtuar Dani Olmon në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat