“Manchester City do ta ketë të vë vështirë të dalë mes 4 të parëve në kampionat”.
Nëse kjo “profeci” mund të duket e qartë sot, sigurisht që nuk ishte më 16 gusht, kur Michael Owen bëri këto deklarata.
Të shtunën e kaluar, City pësoi një tjetër humbje në Premier League (2-1 kundër Aston Villa), duke u zhytur edhe më tej në renditje (tashmë janë në vendin e shtatë, 12 pikë pas Liverpoolit).
Në dymbëdhjetë ndeshjet e fundit e luajtura në të gjitha kompeticionet, skuadra e Guardiola-s ka arritur vetëm një fitore, krahasuar me nëntë humbje dhe dy barazime.
“Titulli është në duart e Manchester Cityt, por unë mendoj se ata mund të kenë probleme këtë vit”, tha ish-sulmuesi i Real dhe Liverpool.
“Ata patën një ecuri të jashtëzakonshme sezonin e kaluar, por në një moment do të dështojnë”.
Duke shpjeguar mendimin e tij, Owen foli për fundin e ciklit, duke vënë në dukje edhe pasojat e mundshme të hetimit të vazhdueshëm për shkeljet financiare.