Në Turqi kanë humbur durimin

Futboll

Në Turqi kanë humbur durimin

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Në Turqi kanë humbur durimin, janë shkarkuar 127 trajnerë në pesë sezonet e fundit!

Në ditët e fundit të këtij viti u shkarkua edhe një tjetër trajner i Super Ligës turke. Hatajspor i Visar Bekajt ka larguar Riza Çalimbaj, të cilin e kishte thirrur në detyre në javën e pestë të këtij sezoni.

Në këtë sezon largimet e trajnerëve kanë qenë të shumta pasi në plot 10 skuadra kanë larguar 12 trajnerë, të cilët kanë paguar shtrenjtë çmimin e dështimit.

Në këtë aspekt Super Liga turke hyn te kampionatet me rrezikshmëri të lartë për kategorinë në fjalë. Sipas statistikave numri i teknikëve të shkarkuar në pesë sezonet e fundit është 127..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat