Prof. Muhamet Avdyli i drejtohet Mjakut dhe Halitit: Në mënyrë të fshehur i mbledhin nënshkrimet për kandidim

Futboll

Prof. Muhamet Avdyli i drejtohet Mjakut dhe Halitit: Në mënyrë të fshehur i mbledhin nënshkrimet për kandidim

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 dhjetor 2024 Në ora: 15:01
Muhamet Avdyli

Në fillim të javës së tretë të janarit (nga mesi i muajt janar) parashihet që të mbahet Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Ferizajt.

Ka disa pakënaqësi në lidhje se si po merren nënshkrimet nëpër kliube dhe shkollat e futbollit.

E para, kuvendi zgjedhor as që është paralajmëruar në faqen zyrtare të kësaj lidhje siç e ka bërë Lidhja Rajonale e Prishtinës, e cila ka bërë të ditur se çdo kandidat i interesuar mund të kandidojë. Ndryshe po shkon në Ferizaj, çdo gjë në heshtje dhe nuk ka asnjë paralajmërim në faqe zyrtare.

Lidhur me këtë çështje ka folur prof. Muhamet Avdyli,  ish futbollisti i klubeve si ish Borci (tani Ferizaj), Çeliku, Tefik Çanga dhe ish nënkryetar i Lidhjes Rajonale të Ferizajt 1991-1998 (kohë e okupimit), njëherit edhe ish trajneri i KF Tefik Çangës, u po të njejtës periudhë, thekson se një veprim i tillë është antistatutorë, në kundërshtim me ligjin dhe skajshmërishtë jo i moralshëm. 

“Është dashur të bëhët shpallja publike e zgjedhjeve nga ana e bordit duke respektuar statutin e Federatës dhe udhëzimet administrative të Federates. Kryetari i lidhjes rajonale të futbollit të Ferizajt z. Afrim Haliti së bashku me anëtarin tjetër z. Ilaz Mjakun i cili është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (i cili nga kjo pozitë nuk ka të drejtë kandidimi), në mënyrë të fshehur dhe dinake kanë organizuar përmes ndikimeve të llojllojshme mbledhjen e nënshkrimeve për kandidim nga shkollat e futbollit dhe klubet futbollistike të regjionit me qëllim qe të pamundësojnë një garë konkurruese dhe duke i përjashtuar me këte rast kandidatura tjera.

Është e rëndësishme të potencohet se në një situatë të tillë të njëjtit kanë bërë një presion të pashembullt dukë thirrur njerëzit në telefon edhe në orë te vona të natës nëpër shtepi. Me keqja është ngase i kanë genjyer klubet duke u deklaruar se e kanë pëlqimin e kryetarit te Federates z. Agim Ademi që indirekt është nënkuptuar se do të kenë pasoja për klubet apo shkollat e tyre nëse nuk iu japin nënshkrimet, me të cilin rast e kanë zbehur autoritetin e Federatës dhe keqpërdorur emrin e kryetarit te saj”, thotë Avdyli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Profesori universitar dhe ish futbollist drejton gishtin nga Afrim Haliti madje duke e akuzuar. 

“Krejt në fund për të dy kandidatët ekziston mendim i opinionit sportivë dhe qytetarë se nuk i posedojnë vlerat intelektuale, menaxheriale e as profesionale për të udhëhequr me këtë institucion sporti. Bazuar në indikatorët siç janë shkollimi i tyre, kreativiteti dhe organizimi i punës gjatë kohës sa kanë mbajtur pozitat.

Gjithashtu e them me peegjegjësi të plotë se veçanërisht nga Afrim Haliti ka elemente edhe të llojit korruptiv dhe shkelje materiale të detyrave të punës. Regjionit Ferizajt i duhet një potencial intelektual, me të kaluar të dëshmuar sportive dhe menaxheriale që është garanci për të sjellur kreativitet dhe frymë sportive duke e bërë dallimin nga kjo mënyrë e deritashme e udhëheqjes.

Krejt në fund mendoj se në këtë kandidaturë duhet të garohet me program, ide dhe projekt e jo me dinakëri, shantazh dhe anashkalim të statutit Federates, prandaj edhe do të duhej urgjent ndaluar këtë proces dhe ndëshkuar akterët e këtij maniipulimi”, ka shpreh shqetësimin Avdyli.

Disa herë tentuam të kontaktojmë Afrim Halitin dhe Iljaz Mjakun, por qasja ka qenë pamundshme. Presim përgjigjen nga Haliti dhe Mjaku për këto akuza nga prof. Avdyli, Nga zyra e Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë një shpjegim në lidhje më këtë kuvend zgjedhor në Ferizaj.

“Kuvendi që do të organizohet është legal dhe në bazë të procedurave. E kemi komisionin përkatës që merret me këtë punë dhe në rast të ndonjë shkelje, ne nuk do të lejojmë. Gjithçka po shkon sipas statutit”, thonë nga zyra e FFK-së.

E habitshme është fakti se nuk ka asgjë në faqen zyrtare të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Ferizajt në lidhje me kuvendin zgjedhor dhe si e parasheh statuti që të organizohet ky kuvend, por ajo si raportohet se kandidatët që i ka përmendur prof. Avdyli, kanë mbledhur nënshkrime nëpër klube dhe shkollat e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat