Klubi 2 Korriku sot në ditë festive ka shpallur njoftimin se mbaron bashkëpunimin me Besiktasin.
Klubi turk i shqiptarëve dhe skuadra nga Kosova kishin një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet akademive.
Tashmë, akti bie poshtë dhe skuadra e shqiptarëve nuk ka të bëjë më me ekipin nga Kosova.
Kujtojmë që FC 2 Korriku është një ekip me bazë në Prishtinë.
Bashëkpunimi me bardhezinjtë vijonte prej 3 vitesh, ndërsa me falenderimet e bëra në postimin zyrtar mbyllet kapitulli i një prej marrëveshjeve më të famshme në futbollin shqiptar.
Skuadra plot me talente bëri histori në UEFA Youth League duke i bërë reklamë super të mirë “Dardanëve”..