Një shqiptar debuton me Gallatasarain në Superligën turke

Futboll

Një shqiptar debuton me Gallatasarain në Superligën turke

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 00:48
Berat Lush

Berat Lush ka bërë debutimin në Superligën turke, ku në moshën 17-vjeçare ka luajtur për Gallatasarajin në fitoren e thellë 5-1 në ndeshjen e fundit kundër Kaiserisporit.

Ishte një ditë emocionuese për Beratin i cili mori një lajm të keq kur ishte në autobus me ekipin duke shkuar në stadium.

Gjyshja e tij ndërroi jetë, ndërkohë gjatë ndeshjes, shokët e skuadrës ia dedikuan atij golat. Berati luan si sulmues i majtë dhe vjen nga një familje shqiptare nga Gostivari. Federata maqedonase ka shprehur interes për talentin, por nuk dihet nëse FSHF ka kontaktuar me të.

Në profilin e tij në “Instagram” ai mban edhe flamurin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat