Intervistë e gjatë e dhënë në mikrofonat e Mundo Deportivo nga Marc Casado, mesfushori 21-vjeçar i Barcelonës qe sapo rinovoi me skuadrën e Hans Flick deri në vitin 2028: “Viti i parë në ekipin e parë? Në fillim e kam parë si të ndërlikuar, por gjithmonë kam pasur iluzionin e mbërritjes.
Gjëja e rëndësishme ishte të vazhdonim të luftonim dhe të shfrytëzojmë mundësinë kur të vinte.”
Edhe nëse ai njeh hapësirë për përmirësime personale, siç është aftësia për të shënuar, mirëkuptimi me Pedrin është një pikë e fortë: “Ai është një nga më të mirët në bote. Të luash me të e bën gjithçka më të lehtë”.
Mesfushori shpjegon marrëdhënien me trajnerin: “Ne flasim shpesh, sidomos kur shoh që skuadra është në vështirësi. Ai më kërkon të jem i pozicionuar mirë, intensiv dhe të organizoj lojën. Lojtari që më ka befasuar më shumë? Lamine Yamal , pa dyshim që nga hera e parë që e pashë të luante, ai më bëri përshtypje të thellë.”
Casadó beson se Barça mund të konkurrojë në të gjitha frontet: “Nuk është utopike të mendosh për fitimin e Champions League. Ne do të luajmë çdo ndeshje me entuziazëm të madh, kjo na duhet”.