Sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të luhet Superkupa e Shqipërisë, e 31-ta në histori.
Egnatia si kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalist i Kupës së Shqipërisë, do të përballen me njëra-tjetrën në këtë duel të veçantë për trofeun e parë të sezonit 2024/2025.
Vetëm dy ditë kanë mbetur nga Superkupa e Shqipërisë, teksa rrogozhinasit pas titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë, synojnë trofeun e parë në histori të Superkupës.
Kukësi, ndërkohë e ka fituar vetëm një herë më parë Superkupën dhe kuksianët do të tentojnë trofeun e dytë në histori.