Bruno Telushi mund të rikthehet te Flamurtari. Mesfushori difensiv që bën mjaft mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit, është kthyer në një nga objektivët kryesorë të klubit kuqezi.
Me largimin e tij nga Elbasani, Telushi është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve.
Flamurtari kërkon që të përfitojë nga kjo situatë, duke kërkuar rikthimin e 34-vjeçarit në Vlorë. Kështu, kuqezinjtë do të blindonin ekipin dhe do të kishin një armë më shumë për objektivin Superiore.
Kujtojmë që intersim serioz për shërbimet e Telushit ka edhe Tirana.
Por mesa duket, bardheblutë do të mbeten thatë, me ish-in e Partizanit që po mendon seriozisht rikthimin te Flamurtari.