Ylli shqiptar i Bajer Leverkuzenit, Granit Xhaka ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2024 në kampionatin gjerman, Bundesliga.
Viti 2024 ka qenë vit interesant në Bundesliga, pasi Bajer Leverkuzen ka thyer hegjemoninë e Bajern Munihut, duke rrëmbyer titullin kampion.
‘Aspirinat’ ishin skuadra më e mirë e edicionit 2023/24 dhe kjo erdhi falë disa prej yjeve më të mëdha dhe trajnerit Çabi Alonso.
Pas përfundimit të këtij gjysmë sezoni, faqja e specializuar e statistikave SofaScore ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2024 në Bundesliga.
Pjesë e këtij formacioni është edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një vit brilant me Leverkusenin, duke qenë njëri nga liderët e ekipit. Përveç Xhakës, pjesë e formacionit nga Leverkuseni janë edhe Florian Virtz dhe Alehandro Grimaldo, ndërsa nga Bajerni janë Xhoshua Kimih, Xhamal Musiala dhe Hari Kejn.
Në formacion kanë zënë vend edhe: Uilli Orban, Niko Shloterbek, Nadiem Amiri dhe Omar Marmoush.