Kur të gjithë futbollistët dhe e mbarë bota i pritën Krishtlindjet në shtëpitë e tyre pranë njerëzve të dashur, futbollisti Alex Iwobi është bërë protagonist në këtë datë të rëndësishme.
Ylli nigerian ka shpërndarë ushqim për njerëzit në nevojë në lagjen e Londrës ku ai u rrit, Cannin Town. Iwobi ka lindur në Nigeri, por si fëmijë u zhvendos në Londër, në lindje të kryeqytetit.
“Ne na pëlqen të bëjmë diçka çdo Krishtlindje për nevojtarët.
Nëse mund t’i ndihmoj ata të festojnë me dinjitet, pse të mos e bëj? Prindërit më kanë dhënë këtë shembull të mirë dhe falë tyre unë jamë në pozicionin që jam sot. Bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar ata që kanë më pak se unë”, u shpreh nigeriani.