Kristian Shpendi po bind opinionin sportiv për aftësitë që zotëron.
Ngjitja në një kategori më sipër në kampionatin italian nuk e ka zbehur aspak ritmin e tij.
Sulmuesi shqiptar kryeson listën e golashënuesëve edhe në Serinë B, duke bërë që interesi për të të vazhdojë të rritet. Drejtori sportiv i Çezenës ka pranuar se ka marrë shumë telefonata për Shpendin, por asnjë ofertë konkrete deri më tani.
Sa i përket çmimit që bardhezinjtë do të kërkojnë për të lënë të lirë talentin 21-vjeçar, Artiko është shprehur se ai do të përcaktohet nga vetë tregu dhe nga vazhdueshmëria e formës së lojtarit, pa dhënë një shifër të saktë.
“Për mua është e pamundur që ai të jetë i gatshëm përpara ndërprerjes së kampionatit. Në po punojmë që ta kemi në 100%-shin e tij. Kristiani i ka befasuar të gjithë, edhe ata që besonin në cilësitë e tij. Deri tani kam marrë vetëm telefonata që thonë: ‘E njohim atë (Shpendin), le të shohim, do të flasim’. Por nuk kam marrë asnjë ofertë. Çmimi i tij vendoset nga tregu dhe nga vazhdueshmëria e asaj që ai po bën”, ka thënë Fabio Artiko.