Mesfushori kroat, Ivan Rakitiç befasoi të gjithë me kthimin e tij në Hajduk Split.
Ai tani është duke punuar me trajnerin e njohur italian, Gennaro Gattuso dhe këtë sezon synojnë titullin kampion.
Rakitic thotë se ardhja e Gattusos nuk është e mirë vetëm për Hajdukun, por për gjithë futbollin kroat.
“Kam pasur mundësinë të luaj kundër tij edhe gjatë kohës kur ishte në Valencia.
Edhe atëherë ishte e qartë se ai është një trajner serioz. Mendoj se ardhja e tij ka qenë një ndryshim i rëndësishëm, jo vetëm për Hajdukun por edhe për futbollin kroat në përgjithësi.
“Mënyra e tij e punës edhe vizioni i tij janë të jashtëzakonshëm. Është e qartë se ai është më i miri në asketin futbollistik. Ne jemi thjesht me fat që mënsojmë dhe rritemi me të”, tha Rakitic gjatë një interviste për RTL.