Ruben Amorim ka pranuar se Man. Junajted po vuan një nga momentet e tij më të ulëta në histori.
Ndaj, u ka bërë thirrje të gjithëve të jenë të fortë në këtë moment delikat.
“Të gjithë janë aty çdo ditë gjatë stërvitjes. Ata e kuptojnë situatën”, tha trajneri Ruben Amorim.
“Unë jam vërtet i përqendruar dhe ata e dinë se jam shumë i qartë në mesazhin tim. Të gjithë në Carrington e dinë se për çfarë po flas. Ky është ndoshta një nga momentet më të ulëta në klubin tonë, kështu që ne duhet ta përballojmë atë dhe të jemi të fortë në këtë moment. Kjo është ajo që dua nga çdo lojtar në ekip”, shtoi Amorim.
“E kuptoj që është një moment i vështirë edhe për mua. Që nga dita e parë që erdha e di sepse jam përgjegjës për ekipin. Ne duhet të mendojmë për përmirësimin, të kuptojmë kontekstin dhe të mos përqendrohemi në atë që ka ndodhur në të kaluarën. E tashmja është kjo”, shtoi Amorim.
“Ajo që duhet të bëjmë në të ardhmen është të mos e lejojmë këtë të ndodhë përsëri. Unë e di se çfarë do të bëj, kjo është kaq e qartë për mua, prandaj ndihem i qetë. Ne duhet t’i zgjidhim problemet hap pas hapi, të gjejmë përgjigje për gjithçka, por është një moment shumë i vështirë, ne i kuptojmë tifozët dhe do ta luftojmë këtë,” tha në fund trajneri portugez.