Një ‘maratonë’ praktikisht e pandërprerë në futbollin anglez

Futboll

Një ‘maratonë’ praktikisht e pandërprerë në futbollin anglez

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 12:39
Pamje e tifozëve

Një ‘maratonë’ praktikisht e pandërprerë në futbollin anglez: nga ora e drekës deri pas darkës, tetë ndeshje, duke nisur në drekë. Luhet “Boxing Day”, një mundësi tradicionale për të shijuar më të mirën e Premier Ligës, e cila shfaq yjet e saj çdo 26 dhjetor.

Tetë ndeshje, me Mançester Siti-n e Guardiola-s që nis nga ora 13:30 dhe super Liverpulli- in e Arne Slot-it që e mbyll naten pothuajse në orën 23:00.

Në mes, në fushë, ndër të tjera, edhe Çellsi i Mareska-s, Aston Villa i Emerit kundër Njukasëllit të Tonalit, Notingam Forest-i befasues kundër Totenham dhe padyshim Man. Junajtedi.

Në pritje të mbylljes së kuadrit, e premte 27 dhjetor, me dy ndeshjet e fundit të planifikuara për këtë jave të 18-të: Bajton-Brentford dhe Arsenal-Ipsuiç.

Anglia do të rikthehet me pas në fushë menjëherë para Vitit të Ri: do të luahet më 29 dhe 30 dhjetor për javen 19-të, e cila mbyll tabelën më 1 janar me Brentford-Arsenal. Më pas, nga data 4 deri më 6 janar, fillon faza e kthimit, i cili hapet me javen e 20-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat