E ardhmja e Enis Bardhit është jashtë Trabzonsporit dhe është vetëm çështje kohe se kur kapiteni i Maqedonisë së Veriut do të largohet nga kampi i ish-kampionit turk.
Informacionet e fundit thonë se Bardhi mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve në gjysmën e dytë të sezonit pasi Dinamo e Zagrebit ka shfaqur interes për të sjellë në radhët e tyre.
Për Bardhin, interesimi më serioz deri më tani ka pasur Hatayspori.
Trajneri Bjelica drejtoi Trabzon dhe i njeh mirë cilësitë e Enis Bardhit, ndaj është pikërisht ky strateg që kërkon që futbollisti të kalojë në “Maksimir” dhe t’i bashkohet Ristovskit dhe Ademit në kampin e “kaltër” nga Zagrebi.
Fakti që ai mund të vijë pa asnjë dëmshpërblim e bën Bardhin jashtëzakonisht interesant për Dinamon, ndaj pritet që në ditët në vijim negociatat të intensifikohen, që Enisi të kalojë në Maksimir në fillim të janarit.