Skuadra e futbollit Ferizaj ka përforcuar radhët me futbollistin Antoni Ilieski.
Ferizaj synon sigurimin e mbijetesës në elitë, kur kihet parasysh se ka përfunduar në vend të tetë me vetëm 20 pikë të mbledhura nga gjithsej 18 ndeshje të zhvilluara.
“FC Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e qendrës, Antonio Ilieski.
Futbollisti 28-vjeçar është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, duke sjellë lartësi e eksperiencë në vijën e mbrojtjes.
Antonio Ilieski, që së fundmi ka qenë pjesë e klubit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, më parë ka luajtur për klube të njohura si Renova, Flamurtari i Vlorës, Kukësi.
FC Ferizaj është i sigurt që me ardhjen e Ilieskit, skuadra do të përforcohet në mbrojtje dhe do të rrisë mundësitë për të pasur një sezon të suksesshëm.
Mirësevjen në Ferizaj, Antonio! Urojmë që të kesh shumë suksese dhe të kontribuosh për arritjet e mëdha të ekipit në vitet që vijnë!:, njofton FC Ferizaj.