E ardhmja e mbrojtësit holandez të Inter, Stefan de Vrij, është ende në dilemë.
Kontrata e 32-vjeçarit, që luan prej 7 sezonesh me fanellën ziklatër, skadon në fund të këtij sezonit (qershor 2025).
Në një deklaratë për të përditshmen italiane “Il Giornale”, ai u shpreh për të ardhmen e tij: “Është Interi ai që duhet të vendosë”, tha De Vrij.
Ai sqaroi një detaj të rëndësishëm të kontratës: “Kontrata ime ka një opsion për ta shtyrë atë edhe një vit tjetër”.
“Unë jam këtu dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh Stefan De Vrij, që në 253 ndeshje zyrtare me Inter ka realizuar edhe 11 gola. Këtë vi tai është aktivizuar në 17 ndeshje dhe ka realizuar vetëm 1 gol.