Zëvendësuesi i Amorim shkarkohet pas vetëm 6 javësh në detyrë

Futboll

Zëvendësuesi i Amorim shkarkohet pas vetëm 6 javësh në detyrë

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 13:51
Amorim

Roli i pasuesit të Ruben Amorim nuk mund të jetë i lehtë.

Posti i trajnerit te Sportingu i Lisbonës është përsëri i lirë pasi Zhoao Pereira është shkarkuar nga detyra vetëm 6 javë pasi kishte marrë përsipër të drejtonte ekipin e parë.

Siç dihet drejtuesit e Sportingut vendosën që të gjenin në zgjidhje brenda klubit kur mësuan se Amorim kishte vendosur të largohej duke promovuar si teknik të ekipit të parë atë të skuadrës së të rinjve.

Pereira ka mundur të fitojë vetëm tri takime ndërsa tani skuadra e tij e shikon veten në vendin e dytë të klasifikimit me një pikë më pas se Benfika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat