Skuadra e futbollit Ferizaj po përgatitet që të udhëtojë për në Durrës.
Drejtuesit e klubit konfirmojnë se në javën e tretë të janarit do të shkojnë në Durrës.
“Pas fitores ndaj SC Gjilanit, skuadra ka filluar pushimin e fundvitit, ku deri me datë 6 janar do të kenë mundësi të shijojnë festat të pushuar e relaksuar.
Grumbullimi i parë do të bëhet pra me 6 janar në Ferizaj, ku më pastaj me datë 15 do të zhvendosemi në Tropikal Resort, në qytetin bregdetar të Durrësit për fazen tjetër të përgatitjeve.
Në 18 ndeshje të zhvilluara, kemi 5 fitore, 5 barazime dhe 8 humbje.
Ndërsa jemi brenda garës së Kupës së Kosovës, pasi që në ndeshjen e parë kemi shënuar fitore dhe jemi kualifikuar në raundin tjetër”, njofton FC Ferizaj.