E ardhmja e mbrojtësit holandez të Interi, Stefan de Vrij, është ende në dilemë. Kontrata e 32-vjeçarit, që luan prej 7 sezonesh me fanellën ziklatër, skadon në fund të këtij sezonit (qershor 2025).
Në një deklaratë për të përditshmen italiane “Il Giornale”, ai u shpreh për të ardhmen e tij.
“Është Interi ai që duhet të vendosë”, tha De Vrij.
Ai sqaroi një detaj të rëndësishëm të kontratës.
“Kontrata ime ka një opsion për ta shtyrë atë edhe një vit tjetër. Unë jam këtu dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh Stefan De Vrij.
Ai në 253 ndeshje zyrtare me Inter ka realizuar edhe 11 gola, ndërsa këtë vi tai është aktivizuar në 17 ndeshje dhe ka realizuar vetëm 1 gol.