Kjo është hera e 21-të që Liverpooli është në krye të ligës angleze

Futboll

Kjo është hera e 21-të që Liverpooli është në krye të ligës angleze

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Liverpuli është i pamposhtur në 12 ndeshje të Premier Ligës në shtëpi kundër Lestërit, që nga tre humbje radhazi midis 1997 dhe 2000. “Dhelprat” kanë fituar dy nga 12 ndeshjet e fundit të kampionatit kundër “Reds”-ave, duke barazuar një dhe duke humbur nëntë.

Kjo është hera e 21-të që Liverpooli është në krye të ligës angleze në ditën e Krishtlindjeve, më shumë se çdo ekip tjetër. Ata e kanë fituar ligën në 11 nga 20 rastet e mëparshme. “Reds” kanë humbur një nga 25 ndeshjet nën drejtimin e Arne Slott (21 fitore, 3 barazime) dhe janë të pamposhtur në secilën prej 21 ndeshjeve të fundit.

Trajneri holandez ka fituar 39 pikë nga 16 ndeshjet e tij të para në Premier Ligë si trajner, një shifër e përmirësuar vetëm nga Antonio Konte dhe Xhon Gregori. Mersejsajdërat kanë fituar shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit të “Boxing Day” dhe nuk kanë humbur në shtëpi më 26 dhjetor që kur Norman Uajtsajd shënoi golin e vetëm për Mançester Junajtidin në 1986.

Ky është sezoni i gjashtë i Premier Ligës në të cilin Mohamed Salah ka shënuar dhe asistuar 10 ose më shumë gola, duke thyer rekordin e Uejn Runit që shënoi dy shifra për të dyja kategoritë në pesë sezone. Salah ka shënuar 99 gola në 141 ndeshje në shtëpi në Premier Ligë, duke përfshirë dy gola për Çelsin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat