Futbollisti Arbër Shala është larguar nga skuadra e Dukagjinit të Klinës.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e klubit.
“Me marrëveshje të dyanshme, kemi ndërprerë bashkëpunimin me Arbër Shalën.
Klubi ynë shpreh mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Shalës gjatë 4 viteve e gjysmë si pjesë e ekipit tonë.
Përkushtimi, pasioni dhe profesionalizmi i tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme.
Arbërit i urojmë suksese të mëdha në karrierën e tij të mëtejshme, duke e siguruar se dyert e klubit tonë do të jenë gjithmonë të hapura për të.
Faleminderit që ishe pjesë e familjes sonë, Arbër!”, njofton KF Dukagjini.