Evertoni e ka befasuar Manchester Cityn duke luajtur baras (1:1) në stadiumin "Etihad".
Pikë e madhe për skuadrën nga Liverpooli në duel me kampionin në fuqi të Anglisë.
Futbollisti shqiptar, Armando Broja, është aktivizuar nga minuta e 70-të për Evertonin. Haaland dështoi nga penallti në minutën e 53-të, lëshoi rastin ideal për të arritur fitore City.
Silva shënoi në minutën e 14-të për vendasit dhe Ndiaye në atë të 36-tën për Evertonin.
Pas javës së 18-të City renditet në vend të gjashtë me 28 pikë e Everton në të 15-tin me 17 pikë.