Jonathan David, ky është emri më i nxehtë

Futboll

Jonathan David, ky është emri më i nxehtë

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 16:15
Jonathan David

Jonathan David, ky është emri më i nxehtë në afatin kalimtar te Bayern.

Duke qenë se nuk ka një zëvendësues për Harry Kane, kanadezi duket opsioni më i mirë.

Kontrata aktuale e sulmuesit me Lille skadon në verë, që do të thotë se Bayern mund ta transferojë me parametra zero, thuajse pa asnjë shpenzim për kalimin e tij në Mynih.

Presidenti i klubit francez e ka përmendur së fundmi Bayern si një nga klubet e interesuara për sulmuesin kanadez.

Për të ka interes edhe Barcelona.

Pak ditë më parë, David u shpreh se katalanasit janë një ëndërr që në fëmijëri e tij, duke lëshuar sinjale se mund ta shohë veten në “Camp Nou”. Mbetet për t’u parë kush do ta fitojë garën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat