Ka përfunduar ndeshja mes Manchester City dhe Everton, e zhvilluar në “Etihad Stadium”.
Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Premier League, është mbyllur me rezultatin 1:1.
Kështu kapet shqiptari Armando Broja, gati zhvishet në Angli!
Golin e parë e shënoi City në minutën e 14-të me anë të Bernardo Silvës.
Ndërsa për të barazuar mendoi Ndiaye në të 36-tën. Gjithashtu, në minutën 53-të, “Qytetarët” humbën një penallti me Erling Haaland.
Përsa i përket Armando Brojës, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ishte titullar në këtë sfidë.
Ylli kuqezi u aktivizua në minutën e 70-të të sfidës, duke krijuar disa raste të rrezikshme me shpejtësinë dhe driblimet e tij.