Mbrojtësi sllovak i PSG-së, Milan Skriniar raportohet se karrierën do të vazhdojë në Turqi.
Ish-futbollist i Interit nuk është në planet e trajnerit të parisienëve Luis Enrique, dhe sipas medieve turke, lojtari në muajin janar pritet të vesh fanellën e Galatasarayt.
Gallata dhe sllovaku thuhet se tashmë kanë arritur marrëveshje dhe shumë shpjet lojtari pritet të prezantohet tek klubi më i madh turk.
Kujtojmë se 30-vjeçari, i cili mbërriti në Francë si lojtar i lirë në vitin 2023, nuk ka arritur kurrë të bindë te PSG.
Pas 18 muajsh ulje-ngritje, lamtumira e tij tashmë duket e afërt, me perspektivën e një transferimi në Stamboll.
Megjithatë, lëvizja nuk është ende përfundimtare pasi Galatasaray është ende duke negociuar detaje me klubin parisien.