Lajme të mira për Struga Trim Lum

Futboll

Lajme të mira për Struga Trim Lum

Nga: K.G.. Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 17:37
Bojku

Kampioni aktual i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, nuk ka pasur një gjysmësezon vjeshtor të mirë. 

Skuadra e trajnerit Qatip Osmani pas 18 xhirove përfundoi në vendin e 5-të me -5 pikë larg liderit Sileksit dhe Shkendijës e Rabotniçkit. Këto të fundit secila ka nga 37 pikë, pasojnë Gostivari me 35 dhe Struga TL vetëm 32 pikë etj.

Vetëkuptohet që beteja për titull në pranverë do të jetë e ashpër, sigurisht që nuk duhet ta shlyejmë nga gara Strugën.

Dhe pikërisht për pjesën pranverore të sezonit, Osmani do të mund të llogarisë në dy individët e tij më të mirë, Bunjamin Shabanin dhe Besmir Bojkun.

Bëhet e ditur se i pari ka munguar në formacion për tre muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë në shpatull dhe i dyti për shkak të një frakture në gju të pësuar në muajin prill, ka humbur pjesën e fundit të sezonit të kaluar dhe gjithë gjysmësezonin e vjeshtës.

Tashmë që të dy janë në formë, të dy mezi presin fillimin e përgatitjeve që është caktuar për datën 8 janar.

Ndryshe, sa i përket transferimeve dimërore, Struga TL aktualisht është pa portierin Filip Dujmoviq, të cilit i është ndërprerë kontrata dhe Arbi Vosha është në huazim në Kavadar te Tikveshi.

Struga TL do t'i nisë përgatitjet për pjesën pranverore më 8 janar, ndërsa në Antalia janë planifikuar dy javë përgatitje nga 15-16 janar deri më 31 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat