Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë që vjen

Futboll

Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë që vjen

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 18:14
Guardiola

“Ne gjuajtëm shumë brenda zonës, por për fat të keq nuk arritëm të merrnim rezultatin që dëshironim”.

Një Manchester City i pushtuar gjithnjë e më shumë nga vala tronditëse emocionale dhe negative në dy muajt e fundit apo më shumë.

Barazimi 1-1 i arritur sot me Evertonin në Etihad Stadium është një tjetër moment i hidhur i kësaj periudhe.

Pep Guardiola nuk mund të kënaqet me pikën e vetme të marrë sot para tifozëve të tij në ditën pas Krishtlindjeve.

"Ne luajtëm shumë mirë, por jemi në një periudhë në të cilën po ndodh pikërisht kjo: ne krijojmë, por pësojmë gola me goditjen e parë që vjen. Por po, duhet të vazhdojmë kështu.

Performanca kundër atij ekipi ishte vërtet e mirë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, ne gjuajtëm shumë brenda zonës, por për fat të keq nuk arritëm të merrnim rezultatin që dëshironim".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat