Djali i legjendës së Shqipërsië, Rudi Vata, Rocco po ndjek me sukses rrugën e babait.
19-vjeçari ka shënuar golin e dytë me fanellën e skuadrës së njohur angleze, Watford.
Ai i solli fitoren Watfordit në ndeshjen me Portsmuthin, ku rezultati përfundimtar ishte 2-1.
Vata shënoi gol në minutën 90+5.
Kujtojmë që Rocco ka zgjedhur të luaj për kombëtaren e Irlandes së Variut, nga ku e ka origjinën nëna e tij, pasi siç kishte deklaruar Rudi Vata, ai nuk ka marr asnjë ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë.