Wolves ka shënuar fitore ndaj Manchester Unitedit në “Boxing Day”.
Ujqit triumfuan pastër 2:0 në shtëpi në kuadër të javës së 18-të në Premierligë.
Gjithçka e mori tatëpjetën për “Djajtë e Kuq” në minutën e 47-të, kur Bruno Fernandes u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja.
E më pas ishte gjithçka shumë e lehtë për vendasit që arritën të kalonin në avantazh në minutën e 58-të kur Cunha realizoi.
Për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi u përkujdes Hee-Chan Hëan që shënoi në minutën e nëntë shtesë.
Me këtë fitore, Wolves ngjitet në kuotën e 15 pikëve në vendin e 17-të.
Në anën tjetër, Man United bie në pozitën e 14-të me 22 pikë të grumbulluara.