Skuadra e Liverpoolit tani ka 7 pikë më shumë se Chelsea në pozitën e dytë në Premier League.
Skuadra që drejtohet nga Arne Slot shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Leicester Cityt.
Për Liverpoolin realizuan Gakpo në minutën e 45+1, Jones (49') e Salah (82’) dhe për udhëtuesit Ayew në minutën e 6-të.
Liverpooli kryeson me 42 pikë e Leicester renditet në vend të 18-të me 14 pikë.