Everton ia doli që të merrte një pikë me vlerë ditën e djeshme përballë Manchester City në transfertë.
Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Premier League, përfundoi në barazim 1-1.
Në këtë ndeshje kishte minuta edhe për sulmuesin shqiptar, Armando Brojën.
Ky i fundit u aktivizua në minutën e 70-të të sfidës, teksa dhuroi performancë të një niveli të lartë. Ai vendosi disa herë në vështirësi “Qytetarët” me shpejtësinë dhe driblimet e tij.
Pas ndeshjes, ylli i Kombëtares shqiptare mori vëmendjen përsëri. Një idhull për tifozët e Everton, Broja vlerëson këta të fundit, duke u afruar pranë tyre në përfundim të sfidës për t’i dhënë fanellën njërit prej tyre.
Një gjest fantastik nga Broja, i cili vazhdon të shkëlqejë si brenda dhe jashtë fushës së blertë.