Trajneri i Galatasarayt, Omar Buruk, ka konfirmuar interesin për yllin e Romës, Paulo Dybala, por pranon se bisedimet duhet të kryhen në mënyrë “sekrete”.
Në një konferencë për shtyp të enjten, siç citohet nga Gazzetta, Buruk tha: “Ai është një lojtar i vlefshëm dhe çdo trajner e dëshiron atë, përfshirë edhe mua.”
I pyetur nëse Galatasaray do të përpiqet ta transferojë Dybala-n në janar, Buruk u përgjigj: “Duhet ta bëjmë fshehurazi.”
Në të njëjtën kohë, trajneri i Galatasarayt tregoi se ka ndjekur një tjetër sulmues, Georges Mikautadze, “për tre vite”.
Gjigantët turq kanë nevojë për një sulmues në merkaton e dimrit për të zëvendësuar Mauro Icardi-n, i cili është i dëmtuar.
Kontrata e Dybala-s me Romën skadon në qershor të vitit 2025, por ai ka një klauzolë që mund ta zgjasë qëndrimin e tij edhe për një vit tjetër nëse zhvillon edhe gjashtë paraqitje këtë sezon, duke luajtur të paktën 45 minuta në secilën.
Roma pritet të dëgjojë oferta për disa nga lojtarët e saj kryesorë në merkaton e janarit, përfshirë Gianluca Mancini, Bryan Cristante dhe Lorenzo Pellegrini.
Dybala ka realizuar katër gola dhe ka dhënë dy asistime në 19 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, kohët e fundit deklaroi se Dybala është “i lumtur” në Stadio Olimpico.