Në seancën e fundit të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, nënkryetari i mëparshëm Lazar Rakixhiev dha dorëheqje dhe u tërhoq nga Këshilli Drejtues.
Ndërkohë janë shkarkuar të gjithë përzgjedhësit e kombëtareve të moshave të reja, përfshi Dragi Kanatlarovskin, i cili drejtoi kombëtaren e Maqedonisë U21.
Dhe në vend të tij është emëruar trajneri aktual i Rabotniçkit, Goran Staniç.
Ka ndryshime edhe te Komisioni i gjyqtarëve, ku është emëruar Aleksandar Stavrev, në vend të Dimitar Meçkarovskit. Josip Burton është kryetar i komisionit për delegim të referëve, ku janë edhe Xhenan Hajdari dhe Zllate Ilievski nga Manastiri.