Sipas studimit të “Calcio&Finanza”, i cili ka analizuar të gjitha bilancet e skuadrave të mëdha në kampionat për 2023/24, ka zbuluar se kush është më i paguar nga menaxherët e klubeve në Seria A.
Përpara se të fokusohet tek menaxherët individualë, studimi shqyrton pagesat e bordeve të drejtorëve të klubeve më të rëndësishme dhe rezultati është se klubi që ka shpenzuar më shumë për pagat e bordit drejtues është Milani, i cili në total ka shpenzuar 19.2 milionë euro në pesë vitet e fundit.
Gjithsesi, menaxheri më i paguar i kuqezinjve, presidenti Paolo Skaroni, nuk është as në podiumin e më të pagurëve në Serinë A. Premisa e nevojshme është që të merren parasysh vetëm të dhënat zyrtare dhe nga këto rezulton se drejtori i Juventusit, Kristiano Xhuntoli, është përpara të gjithëve falë një pagese, mes pjesës fikse dhe asaj të ndryshueshme, prej 2.9 milionë eurosh.
Pas tij është një tjetër emër i Juventusit, Mauricio Skanavino, CEO i klubit që fiton 1.22 milionë euro, ndërsa duke mbyllur podiumin gjejmë Klaudio Lotiton, presidentin e Lacios që mori 1.1 milionë, duke lënë pas ish-CEO-n e Romës, Lina Soloku, me 850 mijë euro.
Po Bepe Marota?
Për presidentin dhe CEO-n e Interit të dhënat nuk janë zyrtare, por në marrëveshjen që kishte përpara se të emërohej president nga Oaktree, sipas zërave, ai kishte një pagë prej rreth 1.5 milionë euro që do ta vendoste në vendin e dytë pas Xhuntolit.
Renditja e më të paguarve plotësohet më pas me presidentin e Milanit Paolo Scaroni, vendi i pestë me 600 mijë euro, me atë të Veronës, Mauricio Seti, i gjashti me 550 mijë euro dhe me numrin një të Juventusit, Xhanluka Ferero, i cili fiton 405 mijë euro.