Pas 70 vitesh nuk do të quhet Santiago Bernabeu?

Futboll

Pas 70 vitesh nuk do të quhet Santiago Bernabeu?

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 15:59
Pamje

Pas 70 vitesh, Real Madrid ka vendosur të ndryshojë emrin e stadiumit.

Për arsye marketingu, drejtuesit e klubit kanë vendosur të zëvendësojnë emrin aktual ‘Santiago Bernabeu’ me thjesht ‘Bernabeu’.

Konfirmimi i ndryshimit të emrit do të pasojë në ditët në vijim dhe gjatë historisë ky do të jetë emri i tretë i stadiumit të famshëm.

Ai u hap në vitin 1947 si ‘Stadiumi i Real Madridit’.

Ai mbante këtë emër deri në vitin 1955 kur drejtuesit vendosën t’i vinin emrin e të madhit të klubit, Santiago Bernabeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat