Skuadra e Fenerbahces është duke menduar të shes yllin e skuadrës drejt Arabisë Saudite.
Flitet se klubi turk ka marrë ofertë të majme për sulmuesin Youssef En Nesyri nga Al Nassr që kap shifrat e 35 milionë eurove.
Në rast se Feneri i Jose Mourinhos vendos për shitjen e sulmuesit nga Maroko, si zëvendësues të tij po e mendon lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi është pjesë e Mallorca-s, por sigurisht që është i gatshëm për një sfidë të re në karrierën e tij.