Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli është afër të largohet nga Baseli gjatë afatit të janarit.
Mediat në Zvicër raportojnë se tashmë lojtari kosovar ka gjetur edhe klubin e ri dhe në momentin kur hapet afati, do t’i bashkohet Sionit.
Kololli ka kontratë me Baselin deri në vitin 2025, por për shkak të minutazhit do të largohet nga skuadra më e mirë në historinë e futbollit zvicran.
Lojtari ka zhvilluar vetëm katër ndeshje me Baselin këtë edicion dhe ka shënuar një gol.
Ai e njeh shumë mirë Sionin, pasi ka luajtur në grupmoshat e reja dhe të ekipit të parë për më shumë se 7 vjet.
Kololli gjatë karrierës së tij, ka luajtur edhe për skuadrat, si: Monthey, Le Mont LS, Young Boys, Lausanne-Sport, Zurich dhe Shimizu S-Pulse.