Florent Hasani po i kalon ditët e pushimit në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ish-sulmuesi i Tiranës ka përfituar nga ditët që është pushim nga futbolli, për të vizituar vende të ndryshme, e takuar shumë njerëz të njohur.
Së fundmi, është vetë sulmuesi 27-vjeçar që ka publikuar në “InstaStory” një foto krah Vinicius JR.
Në prag të merkatos së janarit, futbollisti me origjinë shqiptare shfaqet krah një lojtari të madh, si ylli i Real Madrid.
Kujtojmë se Hasani momentalisht aktivizohet me Rapidin e Bukureshtit në kampionatin rumun. Këtë sezon, ish-i i Superiores ka luajtur në 16 ndeshje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 1 herë.