Rodolfo Tito de Moraes është futbollisti më i ri i Egnatias. Braziliani ka konfirmuar kalimin te kampionët aktualë, ku bëhet afrimi i parë i rrogozhinasve.
Rodolfo luan si mbrojtës i majtë dhe për Edlir Tetovës do të jetë një “vlerë” e shtuar për pjesën e dytë të sezonit.
Në një prononcim për “Newsport” është shprehur se mezi pret të bëhet pjesë e kampionëve.
“Po jam transferuar tek Egnatia. Jam shumë i gëzuar. Mezi pres që të bashkohem me shokët e ri të ekipit dhe të luaj për një klub siç është Egnatia”, ka thënë Rodolfo.
27-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Brazil, në disa kategori, teksa së fundmi ishte pjesë e Figueirense FC. Deri tani ka zhvilluar 20 ndeshje, teksa tashmë për pjesën e dytë të sezonit do të jetë pjesë e Egnatias.