Kristian Shpendi po kalon një sezon mjaft të mirë me Çezenën përsa i përket shifrave, ndërsa është mbyllur gjysma e kampionatit në Serinë B.
Sulmuesi shqiptar kryeson listën e golashënuesve me 10 golat e tij, që i ka shënuar në 16 takime.
Pas 19 javëve kampionat, Shpendi ndodhi mbi Françesko Pio Espoziton.
Ky i fundit është në huazim te Specia, ndërsa kartonin e tij e zotëron Interi.
Në kuotën e 9 golave ndodhet dhe Pietro Iemelo.
Kujtojmë ndërkohë se Shpendi po rikuperohet nga një dëmtim, që e pësoi në mesin e dhjetorit.