Milan gati thasët për talentin slloven

Futboll

Milan gati thasët për talentin slloven

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 16:49
Benjamin Sesko

Milan gati thasët për talentin slloven!

Pas një sezoni katastrofik ku nuk arritën të siguronin asnjë trofe, “Djajtë” e Milan duket se po fillojnë të ringrihen dhe tashmë kërkojnë të forcojnë sërish repartin e sulmit, me “yllin” slloven, Benjamin Sesko që është prej kohësh në “radarët” e “gjigantëve” të Serie A.

Sulmuesi i kombëtares sllovene mbylli sezonin e parë në Bundesliga me Leipzig, skuadër me të cilin 14 gola në kampionat, performancë e cila, sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane e ka çuar çmimin e 20-vjeçarit të talentuar në plot 65 milionë euro, teksa në këtë fillim sezoni ka arritur të shënojë plot 7 gola e të asistojë tre të tjerë në 18 ndeshje.

Sesko cilësohet si zëvendësuesi perfekt i francezit Oliver Giroud, i cili vendosi të vijonte karrierën në MLS e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo “bomberi” nuk pëlqehet vetëm nga “Djajtë’ e Italisë, por edhe në Premier League, aty ku ka interes nga klube të ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat