Ardian Ismajli në merkaton e janarit mund të ndryshojë ambient.
Mbrojtësi i Kombëtares sipas “Il Mattino” pritet të transferohet te Napoli.
Sipas burimit në fjalë bëhet me dije se palët kanë arritur paraprakisht akordin mes tyre dhe shqiptari shumë shpejt pritet t’u bashkohet gjigandëve italianë dhe t’i ndihmojë në luftën për titulll. Antoniono Conte ka këmbëngulur për liderin kuqezi, pasi e konsideron pjesë të rëndësishme për pjesën e dytë të sezonit.
Madje është zbuluar edhe formula e transferimit. Napoli në këmbim të Ismajlit do të çojë te Empoli 2 lojtarë në mënyrë që skuadra aktuale e mbrojtësit ta lërë të lirë para fundit të kontratës.
Gjithashtu bëhet me dije se Ismajli ka dhënë “OK” e tij për kalimin te Napoli dhe shumë shpejt pritet të bëhet një dyshe shqiptare në qendrën e mbrojtjes së Napolit, pasi aty luan edhe Amir Rrahmani.