Arne Slot shijoi një tjetër mbrëmje magjike në “Anfield”, ndërsa Liverpuli i tij duket i pandalshëm.
Skuadra e tij këtë sezon duket si me mentalitetin e Brazilit të viteve 1970: Po, ju mund të na shënoni nëse doni, por ne do të shënojmë më shumë sesa ju.
“Jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Bëmë një tjetër ndeshje të bukur përpara tifozëve tanë.
Në pjesën e parë, Lestëri u mbrojt shumë mirë në thellësi, duke mos na lënë shumë hapësira. Por ne arritëm që të shënojmë golat që na duheshin.
Është një tjetër fitore, por sigurisht që i gëzohemi avantazhit që kemi nga skuadrat rivale. Do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Nuk jemi ende në atë moment për të menduar për fundin”, tha trajneri holandez pas fitores 3-1.