Shqiptari sfidon formacionin e yjeve të Interit

Futboll

Shqiptari sfidon formacionin e yjeve të Interit

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 20:49
Pamje nga një ndeshje

Ditën e shtunë Interi do të luajë ndeshjen e fundit për vitin 2024 kundër Kaljarit të Alen Sherrit.

Portieri i Kombëtares shqiptare në fakt do të përballet për herë të dytë në karrierë me zikaltrit, ku diçka të tillë e ka provuar edhe në miqësore kur mbante veshur fanellën e Egnatias.

Simone Inzagi kërkon që ta mbyllë me sukses dhe për këtë arsye do të zbresë në fushën e lojës lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.

Açerbi ende nuk ia ka dalë, kështu që tresha e mbrojtjes do të përbëhet nga Bisek, De Vraj dhe Bastoni.

Pjesa tjetër e skuadrës është ajo me të cilën Inzagi luan zakonisht, Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Mkitarian, Dimarko, Lautaro dhe Turam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat