Deklarata e vitit është ajo që presidenti i Lilles dha për Zhegrovën!
Në fakt, jo vetëm për Zhegrovën, presidenti i Lilles, Olivier Letang, tregoi se përse një lojtar i Shqipërisë dhe i Kosovës nuk mbërrin kurrë në nivelin më të lartë të futbollit europian, në ekipe të dorës së parë.
Është ajo që iu kemi thënë prej kohësh, kemi shumë talente, por siç e theksuam edhe dje në shkrimin për Armando Brojën, krahasimi bëhet mes lojtarësh shqiptarë dhe jo atyre të huaj pasi disa veçori si fizike ashtu edhe psikologjike janë genetike, lidhen vetëm me prejardhjen tënde.
Në pjesën më të madhe shqiptarët kënaqen me një mbrëmje të magjishme, bëhen heronj në Shqipëri dhe në Kosovë për një gol të shënuar me ekipin e tyre (që nuk ndodh në asnjë vend tjetër, në asnjë shtetësi tjetër) dhe e lënë futbollin për 5 ndeshje të tjerë derisa të prekin kritikat e mëdha dhe të reagojnë sërish.
Gjithashtu një tjetër veçori e lojtarëve shqiptarë është që kur shënojnë një gol e mbyllin aty ndeshjen ose nëse ekipi i tyre është në fitore, rastin që i paraqitet e marrin shumë lehtë pasi skuadra po fiton.
Ndërkohë, po iu paraqesim edhe njëherë se çfarë tha presidenti i Lille për Zhegrovën që shumë u habitën dhe e quajtën “idiot”, por është kaq shumë e vërtetë.
E përsërisim, kjo deklaratë nuk vlen vetëm për Edon Zhegrovën, por për shumicën e futbollistëve të Shqipërisë dhe Kosovës, për të mos thënë…
Gjithsesi, lexojeni edhe njëherë: “Edoni është një djalë shumë i mirë, që ka një talent të pabesueshëm.
Më kujtohet biseda e par që patëm përpara se ai të vinte te ne. I thashë që nuk do të t’i mësonim atij se si të driblonte. Ai e ka dhunti driblimin. Në anën tjetër, ka disa gjëra, nëse do që të shkosh në nivelin më të lartë.
Duhet të kesh vazhdueshmëri. Klubet e mëdha kërkojnë lojtarë që në çdo ndeshje do të kenë një performancë të nivelit të lartë. Më kujtohet që kishim një diskutim me Edonin pas një ndeshjeje në Le Havre vitin e shkuar.
Po udhëhiqnim 2-0 në pjesën e parë, ai shënoi një gol të jashtëzakonshëm dhe dha një asist. Në pjesën e dytë bëri çfarë deshi vetë. Lojtarët që janë vërtetë të mëdhenj dhe që luajnë në klube të mëdha, kur shënojnë dy gola, duan të shënojnë të tretin dhe pastaj të katërtin në mënyrë të vazhdueshme”..