Arsenali mezi e mposhti ekipin e portierit të kombëtares së Kosovës

Futboll

Arsenali mezi e mposhti ekipin e portierit të kombëtares së Kosovës

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 00:03
Pamje nga ndeshja

Arsenali me fitore minimale ndaj Ipswich-it të  Arijanet Muriçit, portier i kombëtares së Kosovës.

Gunners triumfuan 1:0 në shtëpi në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Kai Havertz, kur realizoi në minutën e 23-të me një asistim të Leandro Trossard.

Pjesa e dytë pati edhe më shumë raste për gol, mirëpo të dy skuadrat nuk ishin efektive para portës.

Arsenali ia doli të mbahej në këtë epërsi minimale, për t’u rikthyer në vendin e dytë.

Pas javës së 18-të, Arsenali ka grumbulluar 36 pikë, ndërsa në xhiron e 19-të do të takohet me Brentfordin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat